Regjistrimi i targave ilegale në RKS nis më 1 gusht

Regjistrimi i targave ilegale në RKS nis më 1 gusht

22:19, 23/07/2022

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 1 gusht deri më 30 shtator 2022, do të fillojë organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato RKS, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.

Sipas MPB-së, brenda këtij afati, qytetarët do të kenë mundësinë që të jenë përfitues të shumë lehtësirave për kthimin e mjeteve të tyre në targa RKS.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë, që do të ndihmojë në vendosjen e ligjshmërisë dhe sundimin e ligjit, gjë që qytetarët e shtetit tonë e dëshirojnë pa dallim. Për çdo informacion shtesë ju lutem të na kontaktoni përmes: zip-mpb@rks-gov.net”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco