Pacientët ankohen për mungesë të klimave në klinikat e QKUK-së (VIDEO)

Pacientët ankohen për mungesë të klimave në klinikat e QKUK-së (VIDEO)

20:29, 23/07/2022

Pjesa dërrmuese e klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk posedojnë klimatizim apo ventilim.

Ndaj pacientët kanë vetëm dy mënyra për ta bërë freskimin e dhomave,  atë nëpërmjet roletave dhe hapjes së dritareve.

Ndonëse, as këto nuk po konsiderohen si zgjidhjet më të mira, aq më tepër për pacientët që kanë kryer operacione dhe vazhdojnë trajtimin, siç janë këta në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.

Mungesa e klimatizimit dhe ventilimit gjatë temperaturave të larta, sipas drejtuesit të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Ferat Sallahu, ndikon edhe tek gjendja e pacientëve dhe mbingarkon punën e stafit shëndetësorë.

Kjo për shkak se të nxehtit rrit mundësinë e kushteve për infeksion tek plaga.

Gendje e njëjtë është edhe në Klinikën e Psikiatrisë. Madje, edhe më e rëndë marrë parasysh natyrën e punës.

Kreu i kësaj klinike, Faton Kutllovci thotë se është e nevojshme te këtë ose klimatizim apo ventilim.

SHSKUK nuk ka kthyer përgjigje lidhur me mundësitë e investimeve tek klinikat që nuk posedojnë klimatizim e as ventilim.

Aktualisht këto të fundit i posedojnë Klinika e Anestezionit me Mjekim Intensiv, ambulancat specialistike, dhe  Spitali Pediatrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco