Halit Barani e bën të ditur ditën kur do ta heqë mjekrën

Halit Barani e bën të ditur ditën kur do ta heqë mjekrën

19:12, 23/07/2022

Veprimtari për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Halit Barani, ka vendosur që ta heqë mjekrën karakteristike.

Por, 67-vjeçari që kishte dëshmuar edhe në procesin kundër Sllobodan Millosheviqit, meqenëse ishte marrë me evidentimin e rasteve të dhunës që nga fundi i viteve të 80-ta, edhe këtë vendim personal e lidh me çështjen kombëtare.

Kështu të paktën tha si mysafir i Arbresha Kelmendit, në emisionin “Special One” në Klan Kosova FM,

“Mundeni me më pa pa mjekër kur nuk ka më kufi shqiptaro-shqiptar. Kur nuk ka më aty absolut kurrfarë objekti, por është fushë kah të duash me lëviz, sikur kur lëviz nëpër Gërmi”, tha ai, i bindur se kjo ditë është e afërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco