Festivali i Gastronomisë gjallëron kryeqendrën me muzikë e gatime

Festivali i Gastronomisë gjallëron kryeqendrën me muzikë e gatime

18:56, 23/07/2022

“Prishtina Gastronomy Festival” i dha edhe më shumë hijeshi kryeqytetit që filloi përsëri pas dy viteve pauzë nga pandemia.

Sipas organizatorëve “Bukë e kripë e zemërbardhë”  në sheshin “Adem Jashari” mblodhi të enjten mbrëma gastronominë mbarëshqiptare për të promovuar traditat dhe kulturat shqiptare.

Hapjen e kuzhinës e bëri shef Ismet Shehu së bashku me Dhurata Thanasi Daneri, e që sollën ushqimet tradicionale nga Tirana.

Programi muzikor u hap nën tingujt e Ansamblit të Tiranës, derisa në orën 20 e 30 në sheshin “Adem Jashari” erdhën edhe udhëheqësit e dy kryeqyteteve të Prishtinës e Tiranës, Përparim Rama e Erion Velija. Nata u bë edhe me e këndshme për qytetarët nën tingujt e muzikës së Raif Hysenit e Merita Halilit.

“Prishtina Gastronomy Festival” do jetë e hapur deri me 31 korrik, derisa krahas servimit të ushqimit do të përformojnë artist nga Kosova, Shqipëria dhe të huaj.

Të gjithë qytetarët biletat mund t’i sigurojnë ‘online’ me çmim prej 7 euro dhe tek kioska afër festivalit me çmim prej 10 euro, ndërsa fëmijët nën moshën 12-vjeçare janë të liruar nga pagesa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco