Veriu i Kosovës po digjet, pamjet nga zjarret që po bëjnë çdo gjë shkrumb e hi

Veriu i Kosovës po digjet, pamjet nga zjarret që po bëjnë çdo gjë shkrumb e hi

18:48, 23/07/2022

Një zjarr ka shpërthyer sot pasdite në “Luginën e diellit”, në komunën e Zveçanit.

Një qytetar ka dërguar video dhe foto në adresë të Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, ku shihet zjarri në malet e Zveçanit.

Në pamje shihen vatra zjarri dhe shtëllunga tymi, të cilat po rrezikojnë edhe shtyllat elektrike.

Ky qytetar ka thënë për KosovaPress, se zjarri ka filluar të shpërndahet edhe në drejtim të fshatit Vidimriq.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky zjarr.

Mësohet se gjatë ditës zjarri ka shpërthyer edhe në malet e fshatit Cërnushë, si pasojë e temperaturave të larta të cilat po mbretërojnë në vend.

Nga Qendra e emergjencës kanë bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve ndodhen në terren dhe janë në organizim të asistencës për dërgimin e ekipeve tjera në lokacionet e nevojshme.

Sipas zyrtarit të kësaj qendre gjendja në zonat përreth Mitrovicës është nën kontroll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco