Kuvendi i Shqipërisë miraton me 125 vota rezolutën kundër raportit të Dick Marty

Kuvendi i Shqipërisë miraton me 125 vota rezolutën kundër raportit të Dick Marty

23:31, 21/07/2022

Me 125 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar unanimisht rezolutën kundër raportit të Dick Marty. 

Kuvendi i Shqipërisë i konsideron të pabaza pretendimet e ngritura në vitin 2011 nga ish-prokurori zviceran për llogari të Asamblesë së Këshillit të Europës, sipas të cilit në Kosovë është kryer trafik organesh njerëzore nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Raporti i të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty ishte zanafilla që çoi më pas në ngritjen e një Gjykatë të Posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë.

Rezoluta kërkon që Këshilli i Evropës të rishikojë aktin e miratuar prej tij në 2011. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco