Vajza 3-vjeçare ‘peng’ i dy vendimeve të ndryshme të gjykatave

Vajza 3-vjeçare ‘peng’ i dy vendimeve të ndryshme të gjykatave

23:10, 21/07/2022

Vajza 3-vjeçare ‘peng’ i dy vendimeve të ndryshme të gjykatave

Amanetin e djalit që iu vdiq nga infarkti në zemër, s’po munden ta realizojnë.

Përkujdesja për mbesën tre vjeçare të cilën e rritën që kur i kishte 5 javë, iu pamundësua ligjërisht para 6 muajsh Hysni e Hidajete Hoxhës nga Prizreni, respektivisht Rahoveci.

Fillimisht me vendim të Gjykatës Themelore në Prizren, e mitura ishte nën mbikëqyrje të dy gjyshërve të saj gjatë ditëve të punës, teksa fundjavën e kalonte me nënën e saj biologjike, Fitore Dragushën, e cila ishte divorcuar nga bashkëshorti para se ai të vdiste.

Këta thonë se ajo nuk e ktheu vajzën në shtëpi një të diel, derisa pas dy javësh u takuan krejt rastësisht në një qendër tregtare në Fushë Kosovë.

Nga ky moment, këtë rast e trajtoi Gjykata Themelore e Prishtinës e cila konstatoi se gjyshërit tentuan në mënyrë jo-ligjore ta marrin të miturën.

Për këto shkelje që këta pretendojnë se janë kryer, po ndiqen rrugët ligjore nga avokati i familjes, Shqipron Zymeri.

Krejt këto vendime, sipas familjes, u morën edhe me ndikimin e zyrtares Hafije Kastrati nga Qendra Për Punë Sociale në Fushë Kosovë, që Hysni Hoxha thotë se e kishte parë disa herë me nënën biologjike të vajzës.

Për më tepër, gjithnjë sipas familjes në fjalë, QPS s’po vepron edhe pse është në dijeni se vajza ka nevojë për shërim jashtë vendit.

Version tjetër ka nëna e të miturës.

E kontaktuar nga televizioni, Fitore Dragusha mohoi të gjitha akuzat që vijnë nga gjyshërit e vajzës së saj, ashtu si dhe ato që lidhën me shëndetin e 3 vjeçares.

Sidoqoftë, kjo s’ishte e gatshme që të prononcohet para kamerës për Televizionin e as nuk e lejoi avokatin mbrojtës të saj.

Përgjigje për këto çështje, T7 nuk mori as nga Gjykata Themelore e Prishtinës e as nga ajo e Prizrenit për disa ditë radhazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco