Kryeziu tregon se ligji për pagat në sektorin publik është finalizuar

Kryeziu tregon se ligji për pagat në sektorin publik është finalizuar

22:21, 21/07/2022
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se Projektligji për paga për punëtorët e sektorit publik është finalizuar.

Kryeziu tha se Projektligji është çështje javësh prej kur edhe do të dalë për konsultime.

“Ajo çka mund të ndaj me ju sonte, projektligji tashmë ka formën e tij finale, pra është finalizuar dhe besoj që është çështje javësh prej kur edhe do të dalë për konsultime publike e që pastaj do ta ketë të gjithë vëmendjen edhe të publikut dhe të hisedarëve institucionalë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Projektligji ka qenë në plan që të përfundojë më herët, por ka marrë kohë pasi kanë vendosur më përpara kualitetin e tij sesa shpejtësinë me të cilën përfundon ai.

“Projektligji për pagat e sektorit publik që ka për qëllim nivielizimin e pagave. E kuptoni që është i rëndësishëm dhe prek konsiderueshëm shumë familje dhe në të njëjtën kohë ka ndjeshmërinë e atillë që është dashur të trajtohet me kujdesin maksimal. Po ka qenë në plan të përfundojë më herët, ka marrë më shumë kohë se që është pritur, por kjo për shkak se ne e kemi vendosur më përpara kualitetin e projektligjit sesa shpejtësinë me të cilën ai përfundon”, u shpreh Kryeziu. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco