Avdullah Hoti sms për ‘Çim Peka Live’: Kurrë s’më është kërkuar ndryshimi i kufijve për të arritur marrëveshje me Serbinë

21:35, 21/07/2022

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka sqaruar përmes një mesazhi live për emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se ndryshimi i kufijve nuk ka qenë asnjëherë qëndrimi i administratës Trump.

Hoti tregoi se as i dërguari special i Trump, Grenell, kurë nuk ia ka shtruar temën e ndryshimit të kufijve me qëllim arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

Ish-kryeministri i Kosovës thekson se një temë e tillë nuk i është shtruar në asnjë çast për të arritur një marrëveshje me Beogradin.

"Ndryshimi i kufirit nuk ka qenë asnjëherë qëndrimi i administratës Trump. Ka qenë një ish-këshilltar i Trump, Bolton, që u largua më vonë nga kabineti që e ka pasur një deklaratë.

Grenell si i dërguar special i Trump ka deklaruar disa herë se kurrë nuk e ka shtruar temën e ndryshimit të kufirit.

Mua kurrë nuk më është shtruar kjo temë, as në Shtëpinë e Bardhë dhe në asnjë takim tjetër me qëllim arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

Sigurisht kam qenë kundër kategorikisht që në kohën kur ishim në opozitë në vitin 2017-2019 kur u hap kjo temë në forumet ndërkombëtare."-u shpreh Hoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco