Haxhiu kujton premtimin e Kurtit për heqjen e TVSh-së për produktet esenciale

Haxhiu kujton premtimin e Kurtit për heqjen e TVSh-së për produktet esenciale

20:38, 21/07/2022

Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se kujtuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili para disa viteve kishte premtuar TVSh zero për produktet bazike.

Haxhiu në fjalën e tij gjatë seancës parlamentare ka shtuar se, rezoluta e VV-së do të kishte kuptim vetëm nëse do të propozohej heqja e TVSh-së për produktet bazike.

Deputeti i PDK-së, ka në seancë ka lëshuar një video ku dëgjohet Kurti duke premtuar heqjen e TVSh për produktet bazike si vaji, sheqeri dhe qumështi.

“Sheqeri nga 72 cent bëhet 62 cent, qumështi nga 91 cent bëhet në 78 cent, vaji nga 1 euro e 23 cent bëhet në 1 euro e 6 cent. Sepse ne duam që nevojave elementare tua heqim Tvsh dhe t’i lirojmë”, ishte deklarata e Kurtit.

“Kjo rezolutë e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nëse do të propozohej heqja e TVSh-së për produktet bazike dhe kjo vërtetë do të kishte kuptim nëse do të realizohej ajo që ishte premtuar nga Albin Kurti. Albin Kurti propozonte 0 TVSh për produktet bazike. Sido që të jetë ky ishte një propozim kur VV të vjen në pushtet. TVSh-ja për produktet bazike do të jetë zero, kështu e ka thënë Albin Kurti. Nuk po kërkojna që të ulë çmimet, por po kërkojna prej qeverisë me e mbështet propozimin që kur VV të vjen në pushtet TVSh-ja të jetë zero”, ka thënë Haxhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco