Gajlet e Kabinetit Qeveritar, Zëvendësin e Kurtit s’e zë gjumi, Ministrja i kotet në Kuvend

Gajlet e Kabinetit Qeveritar, Zëvendësin e Kurtit s’e zë gjumi, Ministrja i kotet në Kuvend

20:32, 21/07/2022

Jo rrallëherë, zëvendësit e ministrat e Kryeministrit Albin Kurti, janë bërë temë diskutimi për deklaratat që kanë dhënë apo veprimet që kanë bërë. Për të tilla deklarata, “kampion” mbetet zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Më së shumti njihet për deklaratën e tij për gjumin, që ia riktheu ditë më parë edhe vetë Kurti. Por, sot Bislimin e ka lënë “nën hije” Ministrja Artane Rizvanolli, e cila u pa duke u kotur gjatë seancës së Kuvendit.

Gati dy muaj para zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021, Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, kishte lëshuar një deklaratë, për të cilën e tallën e vazhdojnë ta tallin ende.

Kishte thënë se ka probleme me gjumë, meqë s’po di se si do t’i përgjigjen pritshmërisë së qytetarëve për Vetëvendosjen, duke shtuar se mbështetja që e kishin ishte e frikshme.

“Mbështetja që kemi tash është paska e frikshme, është aq e madhe njerëzit kanë pritje të madhe. Ka një javë që kam probleme me gjumë se nuk e di si do t’i përgjigjemi kësaj pritshmërie. Është hera e parë që Besnik Bislmi thotë ne do të kemi kaq deputetë. Mbi 55 po”, kishte thënë Bislimi.

Problemet e Bislimit me gjumin duket se po vazhdojnë ende, ani pse kanë kaluar gati 2 vjet nga ajo kohë.

Ka qenë vetë shefi i Bislmit, kryeministri Albin Kurti, ai i cili ka dhënë një deklaratë për këtë.

Duke folur për udhërrëfyesin me Serbinë për zbatimin e marrëveshjes për faturimin e rrymës në veri të vendit, Kurti tha se Bislimi bie në gjumë dhe zgjohet në mëngjes me preokupimin e regjistrit të konsumatorëve. Më tej kujtoi deklaratën e Bislimit, duke ia shtuar një “nëse fle” kësaj që po thoshte në konferencën për media.

“Ju e dini që Zyra e Rregullatorit për Energji i ka pasë dy javë që ta bëjë licencimin. E ka bërë për dy ditë, mirëpo nga ana tjetër, nuk e kemi regjistrin e konsumatorëve në veri dhe ky është preokupimi ynë kryesor dhe kjo është çështja numër 1 me të cilën zgjohet në mëngjes dhe bie të fle në mbrëmje zëvendësi im – nëse fle – Besnik Bislimi, sepse sot nuk ka gjë më të rëndësishme për të, do të thosha edhe për shtetin tonë sesa të zbatohet ai udhërrëfyes dhe përfundimisht të kemi shërbimin e furnizimit edhe në veri, pagesën e energjisë së konsumuar, dhe në këtë mënyrë, stabilitetin energjetik në Kosovë”, tha Kurti.

Kjo deklaratë e Kurtit bëri që të ktheheshin talljet e ironizimet. Vetëm një ditë më pas, deputetja e PDK’së, Blerta Deliu, e pyeti Bislimin nëse ka flejtur.

.“A ke flejt zëvendëskryeministër? A ke flejt? A ju ka marrë gjumi? Se jemi bë merak”, i tha Deliu në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane.

“Mirë, ju?”, ishte përgjigjja e Bislimit.

Për dallim nga Bislimi, problem me gjumin duket se s’ka Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ajo është parë duke u kotur gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Pamjet nga ky moment janë bërë virale në rrjete sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco