Hajdari duke u mburrur godet rëndë Mimoza Kusarin: Në ministri s’gjeta asnjë politikë të zhvilluar në 10 vitet e fundit

Hajdari duke u mburrur godet rëndë Mimoza Kusarin: Në ministri s’gjeta asnjë politikë të zhvilluar në 10 vitet e fundit

20:11, 21/07/2022

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka deklaruar sot në Kuvend se si ministre nuk ka gjetur asnjë politikë të zhvilluar për industrinë, investimet, tregtinë dhe turizmin në 10 vitet e fundit.

Por teksa e ka dhënë këtë deklaratë ajo pa e ditur e ka goditur edhe shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila e cila ka qenë ministre e këtij dikasteri prej vitit 2011 deri më 2013.

“Unë si ministre nuk kam gjetur asnjë politikë të zhvilluar në 10 vitet e fundit për industrinë, investimet, për tregtinë, turizmin. Kjo është ajo që e kam gjetur”, tha Hajdari.

Ministrja ka thënë se është shumë e angazhuar me punë dhe se ka analizuar shumë sektorë duke shtuar se ka zhvilluar politika dhe po vazhdon edhe për sektorë tjerë.

“Ne po marrim veprime shumë, sidomos në sektorin e naftës siç e dini e kemi gjetë një problem shumë të madh duke filluar nga laboratorët se si janë blerë dhe si janë furnizuar ato shitës me pakicë e shumicë”, shtoi ajo.

Pas kësaj deklarate të Hajdarit ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili ia ka kujtuar se vet shefja e GP të LVV-së ka qenë ministre në periudhën për të cilën ajo foli.

“Faleminderit ministre për sinqeritetin që tregove se Mimoza, Hikmetja e krejt këta send nuk kanë ba që dhjetë vjet. A po nin Mimozë? Qysh tash ti mas dhjetë vjetëve u bane e meçme mi dhënë shkollë kësaj e mi kallxu çka me ba. Nëse kjo nuk ka ditë çka me ba dhjetë vjet që u kanë ministre qysh tash po din kjo me të mësu. Qysh po din me të mësu? Prej që u ba e Vetëvendosjes a po? Është turp na me marrë mësim e me na kallxu ti që ke ble grurë prej kompanive të ndërtimit për çka ki me dhënë llogari qind për qind”, tha Krasniqi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco