Ministri Murati takohet me kryetarin e BSPK-së pas paralajmërimeve për “veprime sindikale”

Ministri Murati takohet me kryetarin e BSPK-së pas paralajmërimeve për “veprime sindikale”

20:05, 21/07/2022

Ditë më parë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të mblidhet për të marrë vendimet për “veprime sindikale”, pasi Qeveria refuzonte t’i takonte për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre.

BPSK-ja, sot ka njoftuar se kryetari i saj Atdhe Hykolli është pritur nga Ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Partnerët Socialë, z. Atdhe Hykolli dhe z. Hekuran Murati, u takuan në mjediset e Qeverisë dhe biseduan për çështjet aktuale dhe gjendjen ekonomike e sociale të të punësuarve e sidomos u fokusuan në zgjidhjen e kërkesave sindikale përkitazi me përfundimin e hartimit të Projektligjit të Pagave, me Plotësim- Ndryshimin e Ligjit të Skemave Pensionale të Financuara nga Shteti, dhe për nisjen e zbatimit të Ligjit të

Sigurimit Shëndetësor, e sidomos u ndalën në gjetjen e rrugës së duhur për plotësimin e kërkesës së subvencionimit të pagës në lartësi prej 100€ për të gjithë të punësuarit në sektorin publik për kohën deri në miratimin e Ligjit të Pagave”, thuhet në njoftimin e BSPK-së.

Më tej thuhet se, Hykolli, e informoi ministrin Murati, se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret veprimin e duhur të Partnerit Social – Qeverisë që para mbledhjes së 10 gushtit 2022 të Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së, ku pritet të merret vendimet e duhura për veprimet e mëtutjeshme sindikale, “të mundohet të gjejë rrugëzgjidhjen e duhur të zgjidhjes e të miratimit të kërkesave të parashtruara e sidomos të kërkesës së subvencionimit të pagave në lartësi prej 100€ për të gjithë të punësuarit në sektorin publik për kohën deri në miratimin e Ligjit të Pagave”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco