PSD thërret konferencë të jashtëzakonshme për ta zbuluar një ‘skandal’ të pushtetit

PSD thërret konferencë të jashtëzakonshme për ta zbuluar një ‘skandal’ të pushtetit

19:21, 21/07/2022

Partia Socialdemokrate ka njoftuar për një konferencë të jashtëzakonshme që do të mbahet nesër në selinë e saj.

Në njoftimin e shkurtër thuhet se kryetari i partisë Dardan Molliqaj dhe anëtari i kryesisë Dren Kukaj, do të paraqesin para mediave një rast të përdorimit politik të policisë nga ana e partisë në pushtet.

“I ftojmë të gjitha mediat që nesër në ora 11:00, në zyrat e PSD-së (rr. Bajram Kelmendi, Nr 68), të marrin pjesë në një konferencë të jashtëzakonshme, ku kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj dhe anëtari i kryesisë Dren Kukaj do të paraqesin para publikut një rast flagrant të përdorimit politik dhe të kundërligjshëm të policisë nga ana e partisë në pushtet”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco