Projekti i hekurudhës, Hoti: Dikur VV e konsideronte tradhti, tash e miratuan në Kuvend

Projekti i hekurudhës, Hoti: Dikur VV e konsideronte tradhti, tash e miratuan në Kuvend

19:08, 21/07/2022

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas miratimit të projektligjit të marrëveshjes për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës, duke thënë se dikur Vetëvendosje e kualifikonte si tradhti këtë marrëveshje, se gjoja kjo hekurudhë i siguron qasje Serbisë në Portin e Durrësit.

Hoti konsideron se akti i miratimit të kësaj marrëveshjeje tani, pasi ishte kundërshtuar nga po të njëjtit më herët, është një mashtrim i partisë në pushtet.

“Këta që janë duke “qeverisur” tani e kanë sharë këtë pikë të marrëveshjes dhe e kanë kualifikuar si tradhti, se gjoja kjo hekurudhë i siguron qasje fqinjit verior në Portin e Durrësit. Ndërsa, sot këta mashtrues e sjellin për ratifikim në Kuvend marrëveshjen për këtë projekt për ta financuar bashkërisht me Shqipërinë”, shkroi Hoti në Facebook.

Megjithatë, ai ka thënë se realizimi i këtij projekti është lajm i mirë, por që, sipas tij, kjo qasje e Qeverisë tregon se këta të fundit po i mashtrojnë qytetarët.

“Është lajm i mirë që po realizohet ky projekt, por kjo qasje tregon se këta kanë mashtruar qytetarët për këtë projekt dhe në të gjitha qëndrimet e tyre”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco