Suspendohet drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi

Suspendohet drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi

18:21, 21/07/2022

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, ka njoftuar se është suspenduar drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.

Ky vendim është marrë në mbledhjen konstituivë të Bordit Drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore, të emëruar nga Qeveria e Kosovës.

Në një konferencë për media, Gexha tha se me shumica vota, Bujar Kaquri është zgjedhur ushtrues i detyrës së drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore.

“Që në mbledhjen e radhës do të emërojmë komitetit e auditimit të brendshëm drejt ngritjes së nivelit të funksionit të auditimit të brendshëm në këtë institucion dhe krahas kësaj do të kërkojmë raporte të hollësishme. Kjo do të trasojë veprimet tona tutje si bord, kthim të ligjshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies e Fondit për Sigurime Shëndetësore, shmangie të nepotizmit ee konfliktit të interesit në ushtrim të detyrave, auditim gjithpërfshirës e bashkëpunim me organet e rendit”, tha Gexha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco