Foto e rrallë ku shihen bashkë Xhavit Haliti dhe Fatos Nano

Foto e rrallë ku shihen bashkë Xhavit Haliti dhe Fatos Nano

17:57, 21/07/2022

Fotoja është shkrepur në vitin 1992, gjatë një darke familjare në një banesë në Zvicër. Në foto, nga e majta në të djathtë janë Xhavit Haliti, një udheheqës në ilegalitet i Lëvizjes Popullore të Kosovës, i cili ishte një nga themeluesit më pas të UÇK-së.

Më pas, në krye të tryezës është Bashkim Zeneli, ish-deputet dhe ish-ambasador i Shqipërisë në Gjermani e Greqi, ish-kryeministri Fatos Nano, njëkohësisht lideri historik i socialistëve shqiptarë, e në krah të tij Namik Dokle, numri një i grupit parlamentar socialist, e më pas kryetar Parlamenti dhe zv.kryeministër.

Fotoja publikohet për herë të parë, dhe është shkrepur gjatë një vizite të krerëve të PS-së me diasporën shqiptare në Zvicër. Afërsia e PS-së me përfaqësuesit e rezistencës që vinin nga LPK-ja ka nisur që herët dhe vijon edhe sot me marrëdhëniet e ngushta të Edi Ramës me Hashim Thaçin e ish-udhëheqësit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, Nano zhvilloi edhe një takim me diasporën, përkatësisht mbështetësit e krahut të LPK-së, video e të cilit u përdor në Tiranë nga Sali Berisha për ta sulmuar kreun e opozitës si enverist.

Në fakt ajo deklaratë e Nanos, kishte doza shkelje syri për militantët e majtë të LPK-së, një pjesë të të cilit kanë qenë edhe përkrahës së Enverit, me pushtetin e të cilit kanë pasur edhe marrëdhënie konspirative një pjesë e tyre.

Gjithsesi prej atëherë kanë kaluar shumë ujra, e thuajse të gjithë personazhet në foto kanë drejtuar një pjesë të shteteve shqiptare. Nano, Dokle e Zeneli në Tiranë, e Xhavit Haliti, i cili prej lufte mban nofkën e ilegalitetit “Zeka” ka qenë deri edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, por si Ali Ahmeti nuk pranoi asnjëherë poste ekzekutive. Sot vijon të jetë deputet i PDK-së dhe drejtues politik i Pejës, prej nga e ka dhe origjinën. / TemA
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco