Bullgaria kthen një foshnjë, e lindur dhe e braktisur në Kosovë

Bullgaria kthen një foshnjë, e lindur dhe e braktisur në Kosovë

17:51, 21/07/2022

Institucionet e Bullgarisë kanë kthyer këtë javë një foshnje 7-muajshe nga Kosova, ka njoftuar portali “Novinite” të enjten.

Foshnja ishte braktisur nga nëna e saj, shtetase e Bullgarisë, që në lindje.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Agjencinë e Ndihmës Sociale në Bullgari, kanë arritur ta marrin foshnjën nga një familje kosovare, që ishte kujdestare e saj deri më tash.

Sipas portalit bullgar, foshnja do të birësohet në një familje bullgare, posa të përfundojnë procedurat.

Për nënën dhe vendin ku ka lindur në Kosovë, nuk janë dhënë detaje.

Në fakt, autoritetet bullgare po punojnë edhe në 34 raste të tilla nëpër botë. Bëhet fjalë për 47 fëmijë, pesë prej tyre viktima të trafikimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco