Policia angleze nxjerr lajmërimin për shqiptarin: Mos iu afroni nëse e shihni

Policia angleze nxjerr lajmërimin për shqiptarin: Mos iu afroni nëse e shihni

16:48, 21/07/2022

Policia e Mbretërisë së Bashkuar ka shpallur në kërkim shqiptarin Jeudevnik Selim Ahmati pasi të dielën ka sulmuar një burrë rreth të 30-tave në zonën Pier Road, Erith.

Selim-Ahmati është me origjinë nga Shqipëria dhe përshkruhet si person me trup mesatar me theks europianolindor.

Ai njihet që frekuenton rregullisht dyqanet e basteve dhe ka lidhje me zonat Bexley, Orpington dhe Greenwich.

“Nëse shihet Selim-Ahmati nuk duhet të afrohet, përkundrazi njerëzit duhet të telefonojnë menjëherë 999. Kushdo që ka ndonjë informacion i kërkohet të telefonojë policinë në numrin 101 ose të kontaktojë përmes Twitter”-thuhet në njoftimin e publikuar nga policia londineze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco