Prizrenasi që jeton në Kroaci: Këtu vimë vetëm për naj festë a dasme, e atje me i pas këto shtëpia jeton si beg

Prizrenasi që jeton në Kroaci: Këtu vimë vetëm për naj festë a dasme, e atje me i pas këto shtëpia jeton si beg

16:31, 21/07/2022

Fshatrat e Prizrenit janë braktisur në numër të madh. Në shumicën e shtëpive të cilat janë në fshatin Zym të Prizrenit kanë mbetur një numër i vogël i banorëve, teksa objektet e banimit kanë mbetur të gjitha të zbrazura.

Njëjtë situata është edhe në familjen Lekaj nga ky fshat.

I moshuari nga kjo familje, Lekë Lekaj, tregon se jetën e tij po e kalon në Kroaci dhe se në Kosovë vie vetëm për pushime.

“Kena  punu tokën, kemi pas gja.Kur ka krisë lufta atëherë kemi ikur kemi dalë përjashta. Të provojmë , e të shkojmë më larg. Tash jemi në Kroaci. Babagjyshi ka ndejt këtu, e ka punu tokën e ka mbajt gja. Ai ka punu këtu, i ka bajt fëmijët. Baba jem ka shku në Gjakovë, e ka qel një furrë e atje ka punu.Derisa ka mujt, kur është plakë dikur ka ardh këtu. E ka mshel furrën e ka ardhë. Ne dikur kemi dalë, kur jemi rrit e jemi bë pak më të mëdhenj”, tha ai.

Ai tregoi se shumicën e viteve i kanë kaluar nëpër furra, duke punuar në to.

“Po, krejt me furra. Krejt katuni me furra. Tokën më se punon kerkush. Tre djem i kam pasë, një çik. Ma tepër s’kam pasë. Katër fëmijë. Më merr malli për vatanë që thojnë. Se qysh kemi kalu atëherë.Atëherë u kon… S’ka pas, fukarrallak. Tash krejt i ki, krejt senet. Po pa pas kush i kish ndreq këto shtëpi pa pas pasuni”, thotë Lekaj.

“Një vlla e ka qet shtëpi. Krejt ka dy shtëpi qeshtu. Unë erdha me i ndreq dhëmbët.Këtu ma lirë shumë me i ndreq dhëmbët, atje o shtrenjt s’ki hesap. Qeshtu me naj dasme, me naj festë. Me punu jo, me jetu jo. Jo nuk kthehen djemt, e fëmija. Asnjo nuk kthehet. Krejt atje rrin. Se katuni s’ka me sheher. Ata nuk vinë.Unë me plakën sun jetoj këtu, duhet me punu duhet me hangër. Punojnë djemtë, fëmija. Kom punu sa kam mujt unë, dikur e kam lëshu unë e kanë marrë ata. Ata tash punojnë. Kuhs me na majt? S’na mban kerkush duhet me na dhanë dikush. Me hangër, me jetu, me pagu sene. Sun punoj unë më. Duhet me punu edhe dikush përm u”, tha ai.

“Gati 90 vjet unë me punu. Jo s’ka. Shkret. Ata i kanë fëmijët e vetë, gratë e veta. Jetojnë atje.Jetojnë më kollaj se këtu. Si punon kërkush, i kosisin mbajnë ka pak gja, dikush bbën e dikush s’bën. Më shumë nuk majshin më. Te na s’ka kerkush, as pula se le mo. Naj festë, naj dasme, kurgjo tjetër. S’ki k’tu. S’ki qysh me jetu. S’ka qysh me të marrë malli. Pse e ki shpinë a dicka. Atje me i pas këto shtëpia, atje jeton si begi. Knaqesh. Atje s’ka. Atje me pare”,shtoi ai./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco