Vetura shkel prokuroren e shtetit dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Vetura shkel prokuroren e shtetit dhe ikën nga vendi i ngjarjes

15:48, 21/07/2022

Një veturë ka goditur një prokurore të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe personi që e ka drejtuar atë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Prokurorja ka pësuar lëndime trupore.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokuroria në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme që personi i dyshuar të arrestohet”, tha Nikçi.

Aksidenti ka ndodhur para Gjykatës Themelore në Pejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco