Bie në kontakt me energjinë-elektrike, vdes 28 vjeçari nga Kosova në Shqipëri

Bie në kontakt me energjinë-elektrike, vdes 28 vjeçari nga Kosova në Shqipëri

15:19, 21/07/2022

Një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja është shënuar në Përbreg të Kukësit.

28-vjeçari me origjinë nga Kosova kishte ardhur me një firmë e cila hapte puse në shtëpitë e zonave kufitare. Sipas dëshmitarëve, i riu, pasi ka hipur mbi makineritë, ka rënë në kontakt me telat përcjellës të energjisë elektrike.

Është transportuar menjëherë me shenja jete në spitalin e Kukësit, por nuk ka arritur të shpëtojë, duke humbur jetën fatkeqësisht në urgjencën e Kukësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco