Gjykata ia ndalon ish-prokurorit Ali Rexha t’i afrohet prokurorit special, Lulzim Sulejmanit

Gjykata ia ndalon ish-prokurorit Ali Rexha t’i afrohet prokurorit special, Lulzim Sulejmanit

14:43, 21/07/2022

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim në lidhje me ish-prokurorin Ali Rexha, pasi dyshohet se ka kërcënuar verbalisht prokurorin special, Lulzim Sulejmanin.

Në njoftimin për media thuhet se me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të njëjtit i është caktuar masa Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, pra prokurorit Sulejmani si dhe ndërtesës së Këshillit Prokurorial, në afërsi prej 200 metra, njofton Telegrafi.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e prokurorit të shtetit dhe të pandehurit A.R i ka caktuar masën e sigurisë Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, ashtu që të pandehurit A.R i ndalohet që t’i afrohet L.S si dhe ndërtesës së Këshillit Prokurorial, në afërsi prej 200 metra”, thuhet në njoftimin për media.

Kjo masë, sipas këtij aktvendimi, do të zgjasë një muaj, duke filluar nga data 21.07.2022 deri me datë 20.08.2022.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së djeshme se prokurori Lulzim Sulejmani dyshohet se është kërcënuar verbalisht nga ish-prokurori Rexha. Kërcënimi ishte bërë edhe para disa personave të tjerë.

Për këtë çështje janë intervistuar edhe dy persona të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve. Rexha dyshohet se dje ka kërcënuar prokurorin Lulzim Sylejmani. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.

“Këto kërcënime serioze ndaj Prokurorit Sulejmani vijnë si rrjedhojë e angazhimeve të prokurorit në kuadër të aktiviteteve të tij në proceset disiplinore, të realizuara kohë më parë, ndaj ish-pokurorit special, Ali Rexha”, thuhet në reagim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco