E dhimbshme, mbytet fëmija 1-vjeçar në një pishinë në Drenas

E dhimbshme, mbytet fëmija 1-vjeçar në një pishinë në Drenas

23:01, 04/07/2022

Një fëmijë njëvjeçar është mbytur në një pishinë në fshatin Likoshan të Drenasit.

Rastin e ka konfirmuar Drejtori i Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet Ismet Bogiqi.

Bogiqi tha për Klan Kosovën se vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi i mjekëve nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Drenas.

Ai theksoi se lidhur me rastin janë informuar edhe policia.

Drejtori i QKMF-së tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Nuk dihen shkaqet se si ka ardhur deri tek rasti tragjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco