NATO formalisht fton Finlandën dhe Suedinë për anëtarësim

NATO formalisht fton Finlandën dhe Suedinë për anëtarësim

18:21, 29/06/2022

NATO ka formalizuar ftesën për Suedinë dhe Finlandë për t’iu bashkuar kësaj aleance.

Ky hap i zgjerimit është historik për mbrojtjen e bllokut pasi që zvogëlon synimet e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, derisa lufta e Rusisë në Ukrainë është duke vazhduar, raporton CNN, transmeton KlanKosova.tv.

NATO vendosi që të miratojë aplikacionet e vendeve, pasi që Turqia u pajtua me këtë duke shtuar rrugën që NATO të zgjerohet.

“Pranimi i Finlandës dhe Suedisë do t’i bëjë ato më të sigurta, NATO-n më të fortë dhe zonën Euro-Atlantike më të sigurt. Siguria e Finlandës dhe Suedisë është e rëndësisë direkte për aleancën, përfshirë gjatë kohës së pranimit”, thuhet në qëndrim.

Tani vendimi do të merret në 30 parlamentet e vendeve anëtare për ratifikim përfundimtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco