Fëmijët kosovarë më të suksesshëm në gjuhën angleze se në gjuhën shqipe, në testin e arritshmërisë

Fëmijët kosovarë më të suksesshëm në gjuhën angleze se në gjuhën shqipe, në testin e arritshmërisë

18:37, 24/06/2022

Tashmë janë bërë publike rezultatet e testit të arritshmërisë, për këtë vit shkollor.

Por, është një veçanti tjetër, që i dallon këto rezultate këtë herë, shkruan Syri Kosova.

Ata që u testuan, më të suksesshëm dolën në gjuhën angleze, se sa në gjuhën shqipe.

“Në pjesën e parë të testit, arritshmëria e shprehur në përqindje në lëndët e përfshira në këtë pjesë është 54.4%, ndërsa e ndarë sipas lëndëve është: Gjuhë shqipe - 57.5%, Gjuhë angleze – 74.1%, Histori – 42.1%, Gjeografi – 50.5%.

Ndërsa, në pjesën e dytë të testit, arritshmëria është 47.1 për qind dhe e ndarë sipas lëndëve është: Matematikë – 46.8%, Informatikë – 52.1%, Fizikë – 45%, Kimi – 41.3% dhe Biologji – 51.2%” thuhet në njoftimin e gazetarit Fahri Musliut.

Statusi i plotë i tij:

QUO VADIS KOSOVA IME?
Më e rëndësishme anglishtja se gjuha amtare
Nxënësit e Kosovës më të suksesshëm në gjuhën angleze se në shqip dhe lëndët tjera. Për çka flet kjo dhe sa po shfaqin kujdes vet nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit që në gjuhën amtare të jenë aq të dobët?
.................
Në pjesën e parë të testit, arritshmëria e shprehur në përqindje në lëndët e përfshira në këtë pjesë është 54.4%, ndërsa e ndarë sipas lëndëve është: Gjuhë shqipe - 57.5%, Gjuhë angleze – 74.1%, Histori – 42.1%, Gjeografi – 50.5%.
Ndërsa, në pjesën e dytë të testit, arritshmëria është 47.1 për qind dhe e ndarë sipas lëndëve është: Matematikë – 46.8%, Informatikë – 52.1%, Fizikë – 45%, Kimi – 41.3% dhe Biologji – 51.2%.
 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco