Vjosa Osmani bisedon me Scholz, e falënderon për përkrahjen e Gjermanisë

Vjosa Osmani bisedon me Scholz, e falënderon për përkrahjen e Gjermanisë

12:45, 23/06/2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz të enjten gjatë Samitit të Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se Scholz është gjithnjë përkrahës i palëkundur i Kosovës në perspektivën evropiane.

“Me Kancelarin Scholz, i cili si gjithnjë është përkrahës i palëkundur i Republikës së Kosovës dhe perspektivës sonë evropiane. Në emër të popullit të Kosovës, faleminderit!”, shkroi ajo

Ndryshe, pak më herët ka filluar samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, derisa Kosova po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Faqja zyrtare e Këshillit Evropian ka publikuar pamje të tryezës së rrumbullakët dhe vendeve ku janë ulur liderët, e ku do të diskutojnë për shumë çështje të rëndësishme për rajonin.

Qytetarët e Kosovës i kanë kthyer sytë nga ky samit dhe mbledhja e Këshillit Evropian, pasi që në këto dy evente mund të diskutohet edhe heqja e vizave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco