55-vjeçari shpëtoi pa iu këputur këmbët kur u bllokua në ashensor

55-vjeçari shpëtoi pa iu këputur këmbët kur u bllokua në ashensor

12:02, 23/06/2022

Pamjet nga kamerat e sigurisë kapën momentin kur një burrë mbeti me këmbët e tij të bllokuara dhe të varura në ajër pasi ngeci në dyert e një ashensori me defekt.

Incidenti, në të cilin 55-vjeçari shpëtoi për pak nga këputja e këmbëve, ndodhi në George Twon të Malajzisë, natën mes 17 dhe 18 qershorit.

Videoja brenda ashensorit tregon se si ndodhi fatkeqësia, derisa imazhet në anën tjetër tregojnë pozicionin e ngushtë dhe të dhimbshëm ku ishte bllokuar ai.

Pamjet tregojnë momentin kur hapen dyert e ashensorit, dhe ende pa u futur mirë brenda, lifti fillon të ngjitet lart, duke ia bllokuar këmbët jashtë.

Ai kapet në befasi dhe aty pengohet.

Pasi ra në dyshemenë e ashensorit, këmbët e tij mbeten të varura jashtë derës së hapur të ashensorit, derisa trupi i tij është brenda, përcjell Telegrafi.

Ashensori për fat ndalon papritur, ndoshta për shkak të një funksioni sigurie kur dyert nuk mbylleshin siç duhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco