Krasniqi - Qeverisë: Jeni mbyllur në zyra, qytetarët nuk kanë më as shpresa

Krasniqi - Qeverisë: Jeni mbyllur në zyra, qytetarët nuk kanë më as shpresa

11:48, 23/06/2022

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkrahur tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Krasniqi në Kuvend ka thënë se gjendja e vështirë ka shyrë qytetarët të kërkojnë një gjë të tillë, ndërsa ka shtuar se qytetarët kanë humbur shpresat dhe po kërkojnë viza.

“Gjendja e vështirë ka shtyrë qytetarët të kërkojnë tërheqjen nga Trusti. Ata që japin leksione se a duhet bërë kjo apo jo, së pari duhet të japin përgjegjësi. Te produktet esenciale kemi inflacionin 25 për qind, ata që dikur kërkonin punë në Kosovë, sot po kërkojnë viza, sepse nuk kanë as shpresa”, ka thënë Krasniqi, raporton Syri.net

Krasniqi ka akuzuar Qeverinë se është mbyllur në zyre dhe se nuk e kuptojnë nevojën për tërhqje të Trustit.

“Keni arsyetime se nuk bën të tërhiqen mjetet, por nuk keni alternativa”, ka shtuar Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco