Kamishi iu lutet deputetëve që të votojnë pro tërheqjes së Trustit: Mos bini pre e partisë

Kamishi iu lutet deputetëve që të votojnë pro tërheqjes së Trustit: Mos bini pre e partisë

11:21, 23/06/2022

107 ditë pas propozimit, Trusti sot ka dalë në votim në Kuvendin e Kosovës.

Iniciuesi i kësaj Bekim Haxhiu, thotë se arsye më e fortë që të aprovohet tërheqja e parave nga Trusti se qytetarët nuk ka.

“Janë ata prej të cilëve kemi ardhur ne në këtë pozitën e deputetit”, ka thënë Haxhiu në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

“shtrenjtimi, pasojat e pandemisë dhe gjithçka tjetër duhet të mendohet, janë qytetaret ata që kanë të drejtë t’i kenë këto para”, tha Haxhiu.

Sipas tij është e drejtë e secilit që ka nevojë për këto para, t’i marrin këto para varësisht se sa kanë të kursyera nëpër llogaritë e tyre të fondit pensional. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco