Rrëfimi tronditës i gazetarit: Serbët më zhdukën nënën

Rrëfimi tronditës i gazetarit: Serbët më zhdukën nënën

23:28, 21/06/2022

“Bota nuk na beson dhe nuk i intereson 20 mijë apo 30 mijë apo 5 mijë, bota e di që janë përdhunuar djem dhe vajza gjatë luftës të Kosovës”.

Kështu deklaron gazetari Milaim Zeka në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania teksa u komentuan deklarata e kryeministres Ana Bërnabiç se "në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid".

Ai nënvizoi se ky është një fakt i ditur nga ndërkombëtarët dhe se nuk kanë rëndësi shifrat. 

“Asnjë prej organizatave dhe politikanëve nuk u interesuan për fatin e vajzave të përdhunuara në Kosovë se nuk kishin interes material. Unë kam qenë pjesëmarrës i luftës, kam shumë anëtarë të vrarë, kam nënën e zhdukur.

Kam guximin qytetar me thënë që edhe mbi kufomat e prindërve tonë dhe familjarve tonë edhe mbi vuajtjen e femrave të përdhunuara dhe djemve të përdhunuar kanë përfituar matrapazë”, u shpreh Zeka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco