Mehmeti: Marrëveshja për energjinë, i shpëton 100 milionë euro vetëm sivjet

Mehmeti: Marrëveshja për energjinë, i shpëton 100 milionë euro vetëm sivjet

23:29, 21/06/2022

Jeton Mehmeti i cili është Kryetar i Bordit të Drejtorëve në KOSTT po vlerëson se miratimi e Udhërrëfyesit për implementimin e Marrëveshjeve të Energjisë në mes të Kosovës dhe Serbisë sot në Bruksel në aspektin financiar i kursen buxhetit të Republikes së Kosovës mbi 100 milion euro kosto të parashikuara vetem për periudhën e dytë të vitit 2022, shkruan Syri.net Kosova.

"Nga 1 Janari 2022 deri në fund të muajit Prill kosto e energjisë së konsumuar dhe e pa paguar nga konsumatoret në katër komunat e veriut ishte 25,080,176.47. Çmimi i energjisë sot me 21.06.22 në bursat ndërkombëtare ishte rreth 300 euro për MWh jemi në sezonin veror me vazhdimin e krizës për energji gjate muajve të ftohte ky çmim mund te ngritet mbi 500% ( vitin e kaluar nga 50 euro MWh arriti deri në 700 euro MWh ) pra nuk e kemi komoditetin të futemi në dimer me veriun në shpatullat e buxhetit të Republikes së Kosovës apo të ciles do ndermarrje publike. 
Mos respektimi i marrëveshjes tërhiqet licensa!", ka shkruar ai në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco