SHBA dërgon edhe 11 helikopterë Mi-17 në Ukrainë, të gatshëm për t’u bërë ballë rusëve

SHBA dërgon edhe 11 helikopterë Mi-17 në Ukrainë, të gatshëm për t’u bërë ballë rusëve

23:01, 21/06/2022

Forcat e Armatosura të Ukrainës do të marrin edhe 11 helikopterë transportues Mi-17 nga Shtetet e Bashkuara, në vazhdën e ndihmave të shumta që viktima e agresionit rus ka pranuar nga shteti më i fuqishëm në botë.

Helikopterët që tash do të dërgohen drejt Ukrainës, fillimisht ishin caktuar më parë për Forcat Ajrore të Afganistanit.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar në Twitter pamjet e para të helikopterëve teksa përgatiten për udhëtim.

Helikopterët do të dërgohen me aeroplan transporti ushtarak C-17 Globemaster III nga baza Davis-Monthan në Arizona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco