Haradinaj për Trustin: I kam tërhequr rreth 5 mijë euro, ja dhurova 'SOS-it'

Haradinaj për Trustin: I kam tërhequr rreth 5 mijë euro, ja dhurova 'SOS-it'

22:37, 21/06/2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vazhduar që ta arsyetojë se tërheqja prej 10 deri në 30  për qind e mjeteve nga Trusti Pensional është mëse i domosdoshëm.

Haradinaj tha se Trusti s’është zgjidhje e duhur, por është zgjidhje e zorit, e në rast se dikush thotë që është zgjidhje e duhur kjo, sipas Haradinajt, është gabim.

“Thënë të drejtën, një qeveri e mençur, nëse bëhet kjo për shkak të një krize, ish dashur t’i quaj huazim, me ua kompensu ato mjete”, është shprehur Haradinaj në Rubikon.

Madje ai ka treguar se kur Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin pati lejuar tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti, Haradinaj tha se kishte tërhequr rreth 5 mijë euro.

“Unë i kam tërhequr herën e fundit dhe ia kom dhuruar SOS-it. Kanë qenë rreth 5 mijë euro. Sa kam qenë unë në Hagë edhe unë i kam pasur fëmijët atje. Anita ka qenë e vetme dhe është dashur të vijë në vizitë e vetme dhe në shenjë mirënjohje ua kam dhuruar ato para”, ka thënë Haradinaj.

Trusti do të jetë pikë e rendit të ditës në seancën e së mërkurës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco