Autobusi në Gjilan i këput telat e rrymës dhe aksidentohet, tre persona lëndohen

Autobusi në Gjilan i këput telat e rrymës dhe aksidentohet, tre persona lëndohen

22:33, 21/06/2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën mbrëma rreth orës 21:20 në rrugën Gjilan – Ferizaj, ku i përfshirë ka qenë një autobus dhe kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Si pasojë e aksidentit, janë këputur disa tela të rrymës dhe një korsi është bllokuar për pak kohë.

“Të nderuar! Ju njoftojmë se rreth orës 21:20 në rrugën e Ferizajit, afër restorant "ASTORIA" – Gjilan, ka ndodh një aksident ku i përfshirë është një autobus i cili ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qenë e bllokuar për pak kohë”, tha Hashani.

Me rastin janë duke u marrë Njësitet e Trafikut Rajonal. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco