Kurti në takim virtual me zv.sekretarin e Tregtisë së SHBA-së

21:54, 21/06/2022

Kryeministri Albin Kurti zhvilloi sot një takim virtual me zëvendëssekretarin e Tregtisë së SHBA-së Don Graves, me të cilin ka biseduar mbi arritjet ekonomike, potencialet investuese dhe interesat ekonomike të Kosovës.

Kurti theksoi klimën tërheqëse për investime, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit, që ka potencial të madhe dhe të dëshmuar, me mbi 650 kompani të këtij sektori, 70% e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në SHBA dhe BE.

Ai foli për takimet që ka pasur gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku veçoi nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për investim prej 236.7 milionë dollarë në sektorin e energjisë gjatë viteve të ardhshme.

Për ta lehtësuar zhvillimin ekonomik, kryeministri Kurti tha se janë duke punuar në fuqizim të rendit ligjor, themelimin e Gjykatës Komerciale, si dhe përmirësimin e mëtejmë të infrastrukturës dhe të bërit biznes në Kosovë.

Ndërsa, zëvendëssekretari amerikan i Tregtisë Don Graves foli mbi mundësitë për investime të kompanive amerikane në Kosovë.

Në takim u diskutua për angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të identifikuar bizneset që mund të bashkëpunojnë me kompanitë amerikane, misionin tregtar të SHBA-së që planifikohet të vijë në vjeshtë në Kosovë, me fokus në teknologji të informacionit, si dhe mbi programin “Partnership for Global Infrastructure”.

Kurti dhe Graves u zotuan të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të punojnë me ekipet respektive të të dy qeverive.Kryeministri Albin Kurti zhvilloi sot një takim virtual me zëvendëssekretarin e Tregtisë së SHBA-së Don Graves, me të cilin ka biseduar mbi arritjet ekonomike, potencialet investuese dhe interesat ekonomike të Kosovës.

Kurti theksoi klimën tërheqëse për investime, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit, që ka potencial të madhe dhe të dëshmuar, me mbi 650 kompani të këtij sektori, 70% e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në SHBA dhe BE.

Ai foli për takimet që ka pasur gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku veçoi nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për investim prej 236.7 milionë dollarë në sektorin e energjisë gjatë viteve të ardhshme.

Për ta lehtësuar zhvillimin ekonomik, kryeministri Kurti tha se janë duke punuar në fuqizim të rendit ligjor, themelimin e Gjykatës Komerciale, si dhe përmirësimin e mëtejmë të infrastrukturës dhe të bërit biznes në Kosovë.

Ndërsa, zëvendëssekretari amerikan i Tregtisë Don Graves foli mbi mundësitë për investime të kompanive amerikane në Kosovë.

Në takim u diskutua për angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të identifikuar bizneset që mund të bashkëpunojnë me kompanitë amerikane, misionin tregtar të SHBA-së që planifikohet të vijë në vjeshtë në Kosovë, me fokus në teknologji të informacionit, si dhe mbi programin “Partnership for Global Infrastructure”.

Kurti dhe Graves u zotuan të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të punojnë me ekipet respektive të të dy qeverive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco