Haradinaj: Vetëvendosje është e vetmja parti politike që u bashkua me serbët për të votuar kundër UÇK-së

Haradinaj: Vetëvendosje është e vetmja parti politike që u bashkua me serbët për të votuar kundër UÇK-së

21:33, 21/06/2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë i ashpër në kritikat e tij ndaj Qeverisë Kurti për votimin në parim të ligjit për pagën minimale.

Haradinaj tha në Rubikon të Klan Kosovës se Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën Serbe atë ditë votuan kundër UÇK-së.

“Arsyeja pse unë kam thënë dhe e përsëris fëmijët e UDB-së dhe Rrahman Morina, është se unë i kam parë deputetet shqiptarë rrallë i kam pa ashtu dhe Listën Serbe duke votu kundër UÇK-së, rrallë ka ndodhur, ne kemi pasur rast kur e kemi marrë votën e Listës Serbe, por jo kundër vlerave kombëtare, kundër Nënës Terezë, apo Skenderbeut, apo UÇK-së, apo Ibrahim Rugovës a dikujt, është domethënëse kur i sheh ata që thirren në ekstreme duke votuar një ligj kundër veteranëve”.

“Ky është një turp i Vetëvendosjes, i atyre njerëzve, i të gjithëve në atë sallë, pa dallim, sidomos atyre që janë viktima të atij regjimi, ata që kanë qenë në UÇK, që kanë qenë viktima, kanë familjet e masakruara, është një turp i tyre, ka me ju mbetë turp, kjo votë është turp i tyre, e kanë çu dorën bashkë me Listën Serbe, për t’i lënë veteranët jashtë pagës minimale”, tha Haradinaj në Rubikon.

Haradinaj tha se nuk ka votë më anti-shqiptare në Parlamentin e Kosovës.

Kryetari i AAK-së shtoi se Lista Serbe dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë pasur marrëveshje për të votuar për këtë ligj.

“Atë ditë e kam parë parlamentin tim, kam qenë i ulur, e kam parë parlamentim tim, çfarë sinkronizimi i votës, ky i ka 63 ai 60, nuk e kanë ditë sa i kanë, se janë frikësu se nuk ua qet ndonjë i brendshëm votën, se kanë deputetë si Humolli e tjetri, nga frika që nuk i marrin tri ose katër vota të vetat, i kanë kërcënu deputetët e vetë, i kemi serbët, kanë ardhë Lista Serbe, kanë votu kundër veteranëve”, tha Haradinaj.

“E vetmja parti politike që u bashku me serbët qe 22 vjet për me votu kundër UÇK-së është Lëvizja, kjo ka ndodhur në Parlamentin e Kosovës”, tha Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco