Mustafa tregon pse Qeveria Kurti nuk po krijon komision për kthimin e vijës kufitare me Malin e Zi

Mustafa tregon pse Qeveria Kurti nuk po krijon komision për kthimin e vijës kufitare me Malin e Zi

21:32, 21/06/2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se as Qeveria Kurti nuk formoi komision për kthimin e vijës kufitare me Malin e ZI për arsye se do të dalin gënjeshtarë para popullit.

Sipas tij, VV-ja që e ka kundërshtuar këtë, i kanë mbyllur veshët dhe nuk po bën asgjë për zgjedhjen e këtij problemi.

 

“Pse sot nuk zgjidhet problemi i vijës kufitare me Malin e ZI, pse sot nuk formohet një komision që ta kthejë vijën kufitare ku ka thënë VV-ja e subjektet e tjera që e kundërshtonin atë kohë. Por tani kanë mbyllur veshët e nuk lëvizin në atë drejtim. Kush po i pengon  këta që ta bëjnë këtë komision të përbashkët për zgjedhjen e kësaj”, tha Mustafa në rtk.

“Nuk ndodh sepse po frikësohen që të dalin gënjeshtar para opinionit, sepse dalin që kanë bërë akuza të rrejshme politike. Për atë nuk e formojnë komisionin. Po të mos e kundërshtonin këta që sot janë në krye të insituioneve të vendit, ne sot do të kishim liberalizimin e vizave”, tha Mustafa.

Sipas tij, përveç VV-së edhe Qeveria Haradinaj e pati kundërshtuar këtë e nuk ka bërë asgjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco