Shpend Ahmeti jep arsyet pse Kosova po refuzon 'Open Balkanin'

Shpend Ahmeti jep arsyet pse Kosova po refuzon 'Open Balkanin'

20:41, 21/06/2022

Ish-kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë një bilanc të arsyeve përse Kosova po refuzon 'Open Balkanin', shkruan Syri.net Kosova.

"Dhe duke ditur se:
1. Marrëveshja e sotshme për implementimin e marrëveshjes së 2015 që për VV ishte legjitimim i Serbisë në Kosovë dhe definitivisht është e pabarabartë 
Konkludojmë se për qeverinë E Kosovës më problem është prezenca e Shqipërisë (lexo: Rama) në forume se sa e Serbisë.  
E kemi parë që Kurti nuk ka kurfarë problemi në ballafaqimin me Vuqiq në plotë forume ku pa drojë flet për krimet e Serbisë, mbulon argumente ka fakte etj.  
Por e gjithë qeveria e Kosovës ka një kompleks inferioriteti të jashtëzakonshëm ndaj Rames.  Dhe Rama është mjeshtër kur vëren se dikush ka kompleks dhe e shfrytëzon në mënyren më brutale të mundshme sic u pa me fotografitë e përqafimeve (si prind) e deri te batutar me Sveclen, vëzhgimin e lëvdërimet e ministrave individual.  Rama e dominoi mbledhjen. 
Pra në Open Balkan qeveria nuk ja ka frikën Serbisë por dominimit të Ramës si lider i tre vendeve me kryeministër shqiptar.  Ai e shfrytëzon mungesën e përvojës së hidhur me Serbine si derë me Vuqiqin, shqiptarët në Maqedoni si derë me Maqedoninë dhe lidhjet ndërkombëtaret si derë me Malin e zi. 
Në mungesë kreativiteti, qeveria e Kosovës po duket si një fëmijë i lënduar që refuzon pjesëmarrjen në tavolinën e të mëdhenjve sepse frigohet se mund të lëndohet më shumë por nuk e sheh humbjen qe po e peson.  Sic thonë amerikanët kur nuk je në tavolinë, je në menu. 

Krejt kjo sagë e Open Balkan po duket si tentim i pavarësimit nga Shqipëria më shumë se sa nga Serbia.  
“Me vëllaun në gjyq e me baxhanakun në deti - thotë një proverbe e jona.", ka shkruar Ahmeti në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco