Destabilizim i shpejtë i motit, disa pjesë të Kosovës goditen nga erërat e rrëbeshet e fuqishme shiu (Video)

Destabilizim i shpejtë i motit, disa pjesë të Kosovës goditen nga erërat e rrëbeshet e fuqishme shiu (Video)

20:22, 21/06/2022

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë disa rajone të Kosovës.

Erë dhe reshje të furishme janë raportuar në Podujevë.

Aktualisht erë e fuqishme dhe reshje të dendura shiu ka edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Meteorologët kishin parashikuar edhe më herët për mundësinë e destabilizimit të shpejtë të motit.

MeteoBallkan ka publikuar pamje me video nga fshati Katunishtë e Podujevës, ku shihet moti i ligë që ka goditur këtë pjesë.

Pamjet e mëposhtme janë nga Syri.net Kosova nga kryeqyteti para se të fillonte stuhia, ku Prishtinën e mbuloi një errësirë e pazakontë. 

LEXO EDHE:  Pritet destabilizim gradual i motit, sonte parashikohen rrebeshe shiu me rrufe e breshër

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco