Në ditën kombëtare të këtij vendi, konstituohet Grupi i Miqësisë Kosovë-Slloveni

Në ditën kombëtare të këtij vendi, konstituohet Grupi i Miqësisë Kosovë-Slloveni

19:49, 21/06/2022

Në Ditën Kombëtare të Sllovenisë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot është bërë konstituimi i Grupit të Miqësisë Kosovë-Slloveni, ku kryetar i Grupit të Miqësisë, është zgjedhur deputeti i PDK-së, Elmi Reçica.

Deputetët e Grupit të miqësisë, Kosovë-Slloveni, të prirë nga Reçica, kanë takuar ambasadoren e Republikës së Sllovenisë, Benedejçiç, duke vlerësuar lart bashkëpunimin ndërmjet dyja vendeve, si dhe kanë bërë ftesë për Grupin e Miqësisë Slloveni-Kosovë, për të zhvilluar vizitë në Kosovë.

Postimi i plotë i deputetit Elmi Reçica:

Sot u bë konstituimi i Grupit të Miqësisë Kosovë-Slloveni, të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Slloveni, të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bashkë me anëtarët tjerë të grupit, takuam Ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Saj, zonjën Minca Benedejčič.

Me këtë rast, duke vlerësuar lartë relacionet bilaterale në mes të dy shteteve, theksova faktin e bashkëpunimit të konsiderueshëm ekonomik që qytetarët e të dyja vendeve zhvillojnë, si dhe nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve respektive, me theks të veçantë rivendosjen e kontakteve me Grupin e Miqësisë Slloveni-Kosovë, ku i bëra ftesë që të vizitojë Kosovën.

Ky takim u realizua për nder të Ditës së Shtetësisë, siç njihet ndryshe, Dita Kombëtare e Sllovenisë, ngjarje kjo që shënohet për të kujtuar dhe shënuar shpalljen e Pavarësisë së Sllovenisë nga ish-Jugosllavia, më datë 25 Qershor 1991.

Falënderova ambasadoren për mbështetjen e Sllovenisë për agjendën evropiane të Kosovës si dhe anëtarësimin e vendit tonë në institucionet ndërkombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco