Instituti polak: E pamjaftueshme ndihma aktuale ushtarake për Ukrainën

Instituti polak: E pamjaftueshme ndihma aktuale ushtarake për Ukrainën

19:43, 21/06/2022

Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për mbrojtjen e Ukrainës dhe duhet bërë më shumë për të siguruar llojin e armëve të nevojshme, thotë një institut polak.

Kështu, në një postim për Institutin polak të Çështjeve Ndërkombëtare, analisti Marcin Andrzej Piotrowski thotë se shkalla dhe ritmi i ndihmës ushtarake duhet të rritet.

Sipas tij, që Rusia të humbasë iniciativën, forcat e Ukrainës duhet të rrisin manovrimin e tyre me tanke dhe mjete luftarake të reja.

Ai shtoi: “Për të mbrojtur Ukrainën në një afat të gjatë, do të jetë e nevojshme të riarmatoset aviacioni i saj me avionë perëndimorë, para së gjithash me avionë sulmues A-10”.

Siç ka vlerësuar ai, , “flota e vogël aktualisht dhe mbrojtja e bregdetit e Ukrainës gjithashtu nuk mundësojnë zhbllokimin e porteve të saj”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco