Kurti takon komunitetin egjiptian në Kosovë, flasin për punësimin

Kurti takon komunitetin egjiptian në Kosovë, flasin për punësimin

19:29, 21/06/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka takuar përfaqësuesit e komunitetit egjiptian në Kosovës, në prag të Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptan.

Në takim, i pari i qeverisë tha se kanë pasur një bashkëpunim të mirë me komunitetin gjatë vitit, i cili sipas tij, për nga bashkëpunimi politik ishte në nivel të shkëlqyeshëm, por edhe me komunitetin përmes Zyrës për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit.

“Duke i falënderuar për kontributin shumë të vlefshëm në ndërtimin e Kosovës, ai shprehu mirënjohje edhe për gatishmërinë e përfaqësuesve të komunitetit për të vazhduar bashkëpunimin me Zyrën e Kryeministrit”.

“Ai theksoi se Zyra për Çështje të Komuniteteve ka 1 milion e gjysmë euro fonde për komunitete dhe se gjatë verës do të hapet një thirrje tjetër për aftësimin dhe punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve. Ky është prioritet si për qeverinë tonë ashtu edhe për komunitetet, tha kryeministri”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.

Sa i përket realizimit të kuotës për punësimin në institucione, Kurti tha se si hap i rëndësishëm, siç e parasheh ligji, është miratimi i vendimit për krijimin e ekipit ndërinstitucional për punësimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

“Kryeministri potencoi nismat e tjera që do të ndikojnë në punësimin e komunitetit egjiptian, siç janë bursat për 100 nxënës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për studime në fakultet të Edukimit, në mënyrë që në të ardhmen e afërt në klasat tona anë e mbanë Kosovës të mund të kemi mësuese dhe mësues të komunitetit, ashtu që të japin kontributin e tyre jo vetëm për fëmijët egjiptian po edhe për fëmijët e të gjitha komuniteteve në Kosovë”.

“Gjithashtu, Ministria e Arsimit ka ndarë edhe 500 bursa për studentë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në drejtime të tjera të studimeve, pra përveç Edukimit”, thuhet tutje në komunikatë.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe zëvendëskryeministrja Emilija Redzepi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deputeti Fridon Lala, këshilltarja e Kurtit, Elizabeth Goënin, përfaqëses politikë, përfaqësues të institucioneve e të shoqërisë civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco