'Vaki shqiptare', babai rrah të bijën pasi i kërkoi para, motra e vogël i kthehet me shkelma

'Vaki shqiptare', babai rrah të bijën pasi i kërkoi para, motra e vogël i kthehet me shkelma

18:55, 21/06/2022

Një 54-vjeçar shqiptar ka përfunduar në rajonin e policisë së bashku me vajzat e tij ditën e sotme në Greqi, pasi akuzohet se ka dhunuar vajzën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Heraklion, ku konflikti nisi pasi 20-vjeçarja i kërkoi para xhepi të atit. 

Ai i tha se nuk kishte, por e reja këmbënguli, duke bërë që 54-vjeçari ta godiste duke i lënë shenjë në sy. 

Në këtë moment ka ndërhyrë dhe vajza e vogël e tij, 18-vjeç e cila ka nisur të dhunojë të atin.

Të gjithë përfunduan në Drejtorinë e Policisë dhe u morën në pyetje teksa çështja po shqyrtohet sot në Gjykatën Autofore të Kundërvajtjeve të Heraklionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco