Analisti: Nëse marrëveshjet janë të dëmshme, i bartin tri qeveritë e fundit

Analisti: Nëse marrëveshjet janë të dëmshme, i bartin tri qeveritë e fundit

18:40, 21/06/2022

Analisti politik Jusuf Thaçi, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së sotme të Qeverisë së Kosovës me atë të Serbisë për energjinë, shkruan Syri.net Kosova.

Thaçi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se nëse marrëveshjet për energjinë të vitit 2013 dhe 2015 janë të mira atëherë, sipas tij, meritat i takojnë qeverive të Thaçit e Mustafës.

Ndërsa, sipas tij, nëse këto marrëveshje janë të dëmshme për Kosovën dhe arrihen të realizohen në Qeverinë Kurti, atëherë e bartin të tri qeveritë e sipër-përmendura.

“Veçse, edhe nëse e marrim si të mirëqenë faktin se këto marrëveshje kanë qenë një fakt i kryer për Qeverinë Kurti, meqë LVV i ka kritikuar këto marrëveshje në të kaluarën, atëherë Qeveria Kurti duhet të jetë korrekte me pararendëset e saj, siç e pamë sot korrektësinë e partive opozitare parlamentare (PDK, LDK dhe AAK që kanë qeverisur më herët) në lidhje me marrëveshjen e sotme”, shkroi Thaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco