Berisha: Çfarë pune është bërë për marrëveshjen për energjinë kur përmbajtja është e njejtë

Berisha: Çfarë pune është bërë për marrëveshjen për energjinë kur përmbajtja është e njejtë

17:47, 21/06/2022

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, në Frontal të t7, ka folur rreth marrëveshjes për energji mes Kosovës dhe Serbisë.

Berisha tha që qeveria aktuale kur ka qenë në opozitë i ka trajtuar në mënyrë joserioze dialogun Kosovë – Serbi, por tash “jemi hyrë në një proces ku pozicioni i kryeministrit e mund pozicionin e individit, në këtë rast të Kurtit”.

Ai tha se marrëveshja është e njëjtë me atë të vitit 2013 dhe 2015 dhe duhet parë si një hap pozitiv në procesin e dialogut.

“Dialogu Kosovë – Serbi që bëhet me lehtësimin e Bashkimin Evropian është një projekt serioz, një ndërmarrje serioze e cila është votuar edhe në Kombet e Bashkuara dhe kërkesës së SHBA-së dhe shteteve të BE-së dhe kjo marrëveshje dhe të gjitha marrëveshjet janë serioze ne vetë natyrën politike por edhe teknik. Problemi qëndron se qeveria aktuale kur ka qenë në opozitë i ka trajtuar në mënyrën më joserioze këtë proces dhe i ka përthjeshtësuar në një diskurs, në të cilin këta tradhtarët po e shesin Kosovën, përndryshe çështja e dialogut është vetëm e palës kosovare, kur të vijë në zhargonin e tyre kur të vijë Albin Kurti nuk do të lejojë, nuk do të shantazhohet e përralla të tilla. Tash jemi hyrë në një proces ku nuk ka hapësirë të madhe manovruese askush, dmth pozicioni i kryeministrit e mund pozicionin e individit, në këtë rast Kurtit dhe natyrisht marrëveshja është po e njëjta me vitin 2013 dhe 2015. Natyrisht që në një projeksion të SHBA-ve dhe BE-së duhet parë si një hap pozitiv për procesin e dialogut”, tha ai.

Berisha tha se çfarë është bërë për marrëveshjen për energjinë kur përmbajtja është e njejtë.

“Ndryshon Albin Kurti vazhdimisht, në fakt nuk ndryshojnë, ata kanë manipulu dhe në pushtet kanë ardhë përmes propagandës dhe tani po përpiqen që përmes propagandës të mbajnë pushtetit, por është gjë e pamundur kur hyn në relacione ndërkombëtare, sepse aty hapësira manovruese e Kurtit është e kufizuar. E pashë edhe me çfarë propagande proklamoi se pas një pune të gjatë e kontributit etj, nuk e di se cila punë është bërë aty kur përmbajtja e njëjtë”, tha Berisha në t7.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco