Bushati: Vetë bojkoton BE-në dhe i kërkon hesap Kosovës pse bojkoton Open Ballkan

Bushati: Vetë bojkoton BE-në dhe i kërkon hesap Kosovës pse bojkoton Open Ballkan

17:25, 21/06/2022

Pas deklaratës së Edi Ramës, se ka vendosur të braktisë samitin e BE-së për zgjerimin, për Aleksandër Vuçiçin dhe Open Balkan, ka reaguar edhe analisti Andi Bushati.

Bushati bën paralelizma mes deklaratës së sotme të Edi Ramës, për të braktisur BE-në dhe kërkimit të llogarisë ndaj Kosovës, por nga Edi Rama se pse nuk i bashkohen Ballkanit të Hapur.

‘Duhet tepër guxim intelektual qe ti kërkosh hesap Kosovës se pse bojkoton mbledhjet e Open Ballkan, kur vetë bojkoton samitin me BE-në’, - shkruan Andi Bushati në rrjetin social Facebook.

Sot Edi Rama shkroi në Twitter, se bashkë me presidentin serb dhe kryeministrin maqedonas, kanë vendosur të mos i bashkohen samitit të BE-së që mbahet në Bruksel në datat 23-24 qershor, pasi Bullgaria po mban peng Europën e Bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco