Qeveria mblidhet nesër, pritet të merret vendim për çmimin e derivateve

Qeveria mblidhet nesër, pritet të merret vendim për çmimin e derivateve

17:16, 21/06/2022

Qeveria e Kosovës nesër nga ora 10:00 do të mbaj mbledhjen e radhës. 

Në rend të ditës janë gjithsej 23 pika, njëra ndër to është edhe projekt-udhëzimi Administrativ për Rregullimin e çmimeve të naftës.

Për çmimin e derivateve dhe masës mbrojtëse të tyre do të flitet nesër në Qeverinë e Kosovës.

Në rendin e ditës shihet se do të shqyrtohet projekt-udhëzimit Administrativ për Rregullimin e çmimeve të naftës.

“Shqyrtimi i projekt-udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripëtëritshme dhe Masat e tjera Mbrojtjes”, shkruan Demokracia.com.

Ditë më parë, kryeministri, Albin Kurti ka treguar se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një udhëzim administrativ lidhur me çmimet e naftës.

Kurti ka thënë në një konferencë për media se heqja e TVSH-së dhe akcizës për naftën është një politikë e padobishme, e cila siç ka thënë, i rritë fitimet e tregtarëve.

“Heqjen e TVSH-së dhe akcizës nuk e konsiderojmë politikë të dobishme pasi nuk u ndihmon atyre që janë në nevojë dhe rasti i Gjermanisë ka treguar se çfarëdo heqje e tatimit në derivate të naftës nuk u ndihmon qytetarëve, përkundrazi mund t’i rrisë fitimet e tregtarëve. Ne synojmë që me politika sociale t’i ndihmojmë qytetarët e Kosovës dhe jo duke bërë hamendësime të cilat në fund shndërrohen në superprofit për tregtarët dhe aspak lehtësime për qytetarët. Jemi duke e përpiluar një udhëzim administrativ lidhur me çmimet e naftës. Qëllimi ynë është që t’i mbrojmë konsumatorët pasi naftën e importojmë dhe njëkohësisht më pastaj të kujdesemi edhe që tregu të mos deformohet, pra të ketë konkurrencë të barabartë në treg”, është shprehur Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco