VIDEO-SYRI TV/ Vazhdon protesta e avokatëve në rrethe, pritet përshkallëzim proteste

16:01, 21/06/2022

Vazhdoi edhe këtë të martë protesta e avokatëve në Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Avokatët u shprehën se nëse KLGJ nuk rishikon hartën gjyqësore, protesta e tyre do të përshkallëzohet. Ndërkohë, kreu i dhomës kombëtare të Avokatisë Maks Haxhia deklaroi se javën e ardhshme do të bëhen propozimet konkrete për hartën e re gjyqësore.

Nga SYRI TV

Avokatët në disa qarqe të vendit, përshkallëzuan grevën e tyre, duke protestuar përpara gjykatave, për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore të propozuara nga KLGJ.

Protestat e avokatëve u mbajtën paralelisht në Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Avokat të ndryshëm në këto qarqe, u shprehën se protesta e tyre do të vijojë deri sa KLGJ të marrë parasysh kërkesën për të mos mbyllur gjykatat e apelit dhe ato administrative në qytetet respektive.

Avokatët kanë paralajmëruar se protesta e tyre do të vijojë duke u përshkallëzuar duke bojkotuar edhe  masat e sigurisë në gjykata, nëse KLGJ nuk do të marrë parasysh kërkesat e tyre.

Nga ana tjetër, ditën e hënë pritet që përfaqësues të Dhomës së Avoaktisë të marrin pjesë në komisionin e ligjeve në Kuvend, për të bërë propozimet e tyre në lidhje me hartën e re gjyqësore. Se çfarë do të kërkohet nga deputetët, e bëri të ditur kreu i dhomës së avokatisë së Shqipërisë, Maks Haxhia.

Haxhia nga ana tjetër, deklaroi gjatë një takimi me avokatët e Vlorës, se në varësi të reagimit nga institucionet, do të jetë dhe vendimmarrja e kësaj dhome për vijimin ose jo të protestave. Ndërkohë, Haxhia deklaroi se dhoma kombëtare mbështet çdo nismë individuale të dhomave lokale për të vijuar bojkotin dhe protestat, në rrethet ku preken nga harta gjyqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco