Vuçiç dhe Rama kërcënojnë BE, Berisha: Aleanca pro Putin në Ballkan

Vuçiç dhe Rama kërcënojnë BE, Berisha: Aleanca pro Putin në Ballkan

15:45, 21/06/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson si aleancë pro Putinit në Ballkan, Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiçin.

Me kërcënimin e sotëm që këta të dy i bënë BE-së, për të refuzuar samitin e 23-24 qershorit, është qëndrimi i hapur kundër Unionit të Europës.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Aleanca pro Putin ne Ballkan!

Vuçiç dhe Rama kërcënojnë BE me mospjesëmarrje në Samitin e Brukselit!

Të dashur miq, në një qëndrim sinkron në Beograd dhe Tiranë, Presidenti i Serbomadhisë Aleksandër Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kërcënojnë me mospjesëmarrje në Samitin e liderëve të vendeve të BE-së që do të mbahet në Bruksel me datën 23 qershor dhe në të cilin janë të ftuar edhe udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ky kërcënim i dy gangsterëve autokrat të Ballkanit Perëndimor, presidentit të serbomadhisë Vuçiç dhe vasalit të tij Rama, duket si i urdhëruar nga Putin vetëm e vetëm për të shënuar kthesën e rajonit drejt projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur me të cilin vendosën në rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse.

Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim antikombëtar dhe anti-BE, pro serbo- rus të Edi Ramës dhe ftoj shqiptarët të ngrihen në këmbë për të mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatlantik të tyre!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco